Cover photo

Crypto, përse?

Teknologjia

Me zhvillimet pioniere të kriptografisë, kemi algoritma të pakthyeshme njëkahëshe që preventojnë ndërhyrjen dhe manipulimin nga një aktor qëllimkeq në fushë. Një proces i tillë, nëse do të inicializohej, do të merrte kohë që tejkalon jetëgjatësinë tonë, pavarësisht aftësisë së teknologjisë që përdoret për sulmin.

Transparenca

Me libra publik të distribuar transaksionesh (tjetër definicion për blockchain) kemi klasifikim të hapur të numrit të kuletave dhe shumës së kriptomonedhës që përmbajnë, si dhe përgjimin e hyrjeve dhe daljeve të transaksioneve që kryejnë.

Barazia

Sistemi kapitalist bankar modern, edhe pse i standardizuar, dokumentohet si ndër sistemet me dështime dhe mangësi më të shumta që (kohët e fundit) janë rritur eksponencialisht.

Viktimat dominante të eksploitimit të këtij sistemi gjithmonë kanë qenë popullata e gjerë. Kripto sjell një sistem ku të gjithë pjesëmarrësit kanë qasje në të qenit përdorues si dhe bartës të sistemit.

Aksesueshmëria

Kushdo që ka qasje në rrjet, gjë që tani është e mundur pothuajse në çdo cep të Tokës, do të ketë akses në të gjitha llogaritë, pronat, kontratat, shërbimet e tij në formë të aplikacioneve të zakonshme në celularin e tij.

Më e rëndësishmja, shmangja e kufijve dhe restriktimeve midis tregtimit të shteteve të botës së parë dhe shteteve që kanë akses të limituar ekonomik në popullatën e gjerë. Zhdukja e barrierave për qasje në ekonomi globale.

Fleksibiliteti

Bitcoin paraqet jo vetëm inicializuesin por edhe skicën mbi të cilën mund të zhvillohen kriptomonedha të tjera, për qëllime të shumta specifike.

Ethereum e shumëfishoi mundësinë e tillë përtej limiteve dhe tani kemi dhjetëra mijëra kripto projekte me monedhën e tyre vendase që synojnë të zgjidhin probleme në dimenzione të shumta në botën virtuale dhe reale.

Nuk është çështje mundësie, por çështje kohe për standardizimin e botës së kriptovalutave dhe teknologjive që ato synojnë.